I kërkuar nga Gjermania, kapet në Morinë 35 vjeçari nga Podgorica

Shqipëria

I kërkuar nga Gjermania, kapet në Morinë 35 vjeçari nga Podgorica

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Një 35 vjeçar nga Podgorica ka rënë në prangat e policisë kufitare në Morinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për trafik narkotikësh.

Arrestimi i tij është bërë në hyrje të pikës kufitare, ku pas verifikimit të të dhënave në sistem ky shtetas rezultoi i shpallur në  kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden Gjermani pasi Gjykata Laufen ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale  “Trafikim  i narkotikëve, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

“Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikim i nakotikëve”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

D.P., 35 vjeç, banues në Podgoricë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden Gjermani pasi Gjykata Laufen ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale  “Trafikim  i narkotikëve, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat