Vrasja e Demir Backës! Dyshohet një konflikt me një grup për një femër?!

Shqipëria

Vrasja e Demir Backës! Dyshohet një konflikt me një grup për një femër?!

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 07:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rikthehen sërish vrasjet në vend, ku mbrëmjen e djeshme ka mbetur i vdekur një 57-vjeçar në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë  rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU-së. Deri më tani dyshohet se bëhet fjalë për një atentat kundrejt Demir Backa në qytetin e Fierit. 

Ora shkruan se ky person është qëlluar me breshëri kallashnikovi dhe ka ndërruar jetë në spital, ndër autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Backa kishte një lokal në Fier, të quajtura Piazza në qendër të qytetit dhe dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një femre.

Dyshohet se ai ka pasur konflikt me një grup kriminal në Tiranë dhe se ngjarja e sotme ka shumë gjasa të lidhet me një incident të ngacmimit të një femre në Fier.

Ndërkohë që një mjet  tip "Benz" është gjetur e djegur në fshatin Daullas të Fierit, që dyshohet se është përdorur nga 2 autorët e ngjarjes.

Forca "Shqiponja" dhe FNSH  kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat