Aksident i shumëfishtë në Berat, një makinë merr përpara tre automjete

Shqipëria

Aksident i shumëfishtë në Berat, një makinë merr përpara tre automjete

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur këtë të hënë në Berat.

Nga të dhënat e para, mësohet se një automjet që qarkullonte me shpejtësi, pasi ka goditur disa mjete që lëviznin në atë kohë në rrugë përpara tij, ka përfunduar i përplasur me betonin ndarës të rrugës. Në aksident janë përfshinë katër automjete.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por vetëm disa të lënduar lehtë, ndërkohë që të katër mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Përplasja e mjeteve shkaktoi bllokimin e qarkullimit për rreth 30-minuta, duke krijuar radhë të gjata makinash në të dyja krahët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat