Mbledhja e grupit, PD depoziton nesër në Kuvend projektligjin për TVSH-në

Shqipëria

Mbledhja e grupit, PD depoziton nesër në Kuvend projektligjin për TVSH-në

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Partia Demokratike do të depozitojë nesër në Kuvend projektligjin e radhës, shkruan abcnews.al.

Burime nga mbledhja e grupit që po zhvillohet aktualisht në selinë blu bëjnë me dije për gazetarin Juxhin Mustafaraj se demokratët do të depozitojnë nesër projektligjin për TVSH-në, nga 20% në 6%.

Lulzim Basha ka mbledhur këtë pasdite deputetët e grupit parlamentar, pak para nisjes së seancës plenare në orën 17:00. 

Ndërkaq, ditën e sotme PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për për komisionin hetimor për cështjen “Becchetti”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat