“Dëgjova ulërimat e të ëmës…”, e afërmja rrëfen mes lotësh krimin brenda familjes në Vlorë

Shqipëria

“Dëgjova ulërimat e të ëmës…”, e afërmja rrëfen mes lotësh krimin brenda familjes në Vlorë

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Një e afërme e familjes ka rrëfyer krimin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Mekat të Vlorës. Abc mëson se Genci Koreta, 39 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, Jorgji Koreta, 64 vjeç, e më pas veten. Jorgji Koreta raportohet se ishte një ish-oficer policie.

Ndërkohë në dëshminë e të afërmes së viktimave, thuhet se nuk kishin dijeni për konflikt mes tyre.

Sipas saj, ka dëgjuar britmat e nënës së Genci Koretës dhe më pas ka ardhur në vendin e ngjarjes.

“Jemi kushërinj. Një fis jemi. Dëgjova dhe erdha. Dëgjova ulërimat e të ëmës. Nuk kanë pasur konflikte. Ka qenë këtu ka pas emigruar më para. Dëgjova të ëmën dhe erdha. Ishte djalë me të gjitha cilësitë. Xhaxhai ri në Vlorë me shtëpi. Asnjëherë nuk kemi pasur debate.  Ai skuqej kur të fliste me gojë jo më të kishte debate”, tha e afërmja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat