Dhjetëra qytetarë përfundojnë në spital/ Deputetja demokrate niset me urgjencë drejt Krujës

Shqipëria

Dhjetëra qytetarë përfundojnë në spital/ Deputetja demokrate niset me urgjencë drejt Krujës

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Deputetja demokrate e Krujës, Merita Bakiu është nisur për në qytetin e Krujës, pasi është njoftuar për një situatë kritike.

Me dhjetëra banorë kanë shtruar njëkohësisht në Spitalin e Krujës dhe disa prej tyre janë nën terapinë e serumit.

Dyshohet se qytetarët janë helmuar përmes ujit të pijshëm.

Sipas PD, së fundmi, atje është bërë një përurim elektoral në ujësjellës dhe uji ka ardhur i ndotur vazhdimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat