Ujëra të zeza pranë shkollës, ndotja po rrezikon banorët

Shqipëria

Ujëra të zeza pranë shkollës, ndotja po rrezikon banorët

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 15:29
Ujëra të zeza pranë shkollës

Nxënësit e fshatin Sanxhak të Kurbinit janë të rrezikuar nga ndotja që shkakton ky kanal me ujera të zeza dhe i mbuluar nga mbeturinat fare pranë shkollës 9 vjeçare.

Banorët fajësojnë pushtetin vendor për mungese vëmendje dhe apelojnë për ndërhyrje të shpejtë.

"Këtu shteti nuk vë dorë. Nuk kemi shtet."

"Nuk ka as bashki, as qeveri."

"Këtu e 30 vite nuk është marrë asnjë masë, të gjitha ujërat e zeza mblidhen në kanal."

Kanali mbledh ujërat e zeza të fshatit ndërkohë që banorët kërkohet izolimin e tij para se të rrezikohet shëndeti i popullatës.

"Është sketerr. Ka mbledhur të gjitha mikrobet e ujërvae të zeza. Është katastrofë e madhe."

"Këtu është një mikrob i madh, këtu është një rrezik i madh, sidomos për fëmijët e shkollës."

Sipas banorëve kjo situatë vijon prej vitesh ndërkohë që bashkia e Kurbinit nuk kanë marrë asnjë masë për ti dhënë zgjidhje situatës.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat