Arben Isufaj shmang ripyetjen në policinë e Fierit për ngjarjen e vrasjes së Demir Backës

Shqipëria

Arben Isufaj shmang ripyetjen në policinë e Fierit për ngjarjen e vrasjes së Demir Backës

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 16:54
Arben Isufaj

Arben Isufaj, ose siç njihet në Fier me nofkën “Ben Qimja”, ka refuzuar të paraqitet në ambientet e policisë së Fierit, për t'u marrë në pyetje lidhur me hetimet që po kryhen për vrasjen e biznesmenit, Demir Backa.

Isufaj, mësohet të jetë shoqëruar në drejtori me urgjencë në orët e para të mesnatës, por pas marrjes në pyetje ai është lënë sërish i lirë, me argumentin se nëse do të kishte nevojë, policia do e thërriste sërish.

Por që nga dita e dielë, policia ka tentuar të kontaktojë dhe dy herë të tjera Arben Isufaj, por në fakt ai nuk është përgjigjur duke ju shmangur verifikimit policor.

“Ora News” publikoi dy ditë më parë një video ku policia shfaqet prezente në zonën ku banon Arben Isufaj. Në banesën e tij është ushtruar një kontroll, ndërsa vetë ai nuk ka qenë prezent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat