Helmimi masiv në Krujë, Bakiu: Shteti reagoi pas tre ditësh

Shqipëria

Helmimi masiv në Krujë, Bakiu: Shteti reagoi pas tre ditësh

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 20:36
Merita Bakiu

Pesë ditë pas ndotjes së ujit të pijshëm, banorë të Krujës vijojnë ti drejtohen spitalit për ndihmë mjekësor me shenja helmimi. Një pjesë e të cilëve për herë të dytë.

Në lidhje me situatën që është krijuar në Krujë, deputetja e opozitës Merita Bakiu është shprehur se numri i të helmuarve që i janë drejtuar spitali ka shkuar deri në 800, ndërsa një pjesë tjetër po trajtohen në shtëpi.

Deputetja u shpreh se qytetarët zgjedhin të kurohen në shtëpi për shkak se infrastruktura nuk është e mirë.

Merita BakiuDeri më tani numri i të infektuarve ka shkuar nga 700 deri në 800. Kjo për shkak të kontaminimit të ujit të pijshëm. Ka një numër të madh banorësh që po trajtohen në shtëpi. Infrastruktura e spitalit nuk është e mirë.

Bakiu ka sqaruar dhe situatën e krijuar në Kuvend, pasi mazhoranca nuk pranoi që të ndryshojë rendi i ditës në mënyrë që fillimisht të diskutohej për rastin e Krujës. Bakiu e ka konsideruar mazhorancën të pandërgjegjshme në lidhje me veprimet që bën.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat