Klosi: Ministria e Jashtme duhet të shqetësohet për festa si ajo e ‘JO-së’ greke

Shqipëria

Klosi: Ministria e Jashtme duhet të shqetësohet për festa si ajo e ‘JO-së’ greke

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 22:53
Fatos Klosi

Për ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi festa e ‘JO-së’ greke duhet të zhvillohet në tokën tonë sipas protokolleve të shtetit shqiptarë dhe jo atyre greke siç është zhvilluar sot dhe për vite me radhë në të kaluarën. Ai tha se Ministria e Jashtme duhet të shqetësohet për festa të tilla, pasi pas këtyre festave kanë si parapavijë marrjen e territorit të jugut të Shqipërisë.

“Them se po. E para ajo luftë që është bërë, dhe ata të vrarë që janë këtu është lufta italo-greke midis dy vendeve që nuk kishin të bënin me Shqipërinë. Trajtimi i tij si gjak i derdhur për të  mbrojtur e atdheut është i rëndë. Toka për të cilën po fliste, se ai tha ‘jam i lumtur që jam në këtë tokë, ku është derdhur gjaku për mbrojtjen e atdheut’. Ata nuk kanë mbrojtur atdheun e tyre dhe në Tepelenë kanë ardhur me shpresën se do e pushtonin atë. Kjo është një politikë e vjetër e Greqisë, që kur është krijuar shteti greke. Kjo është e rëndë për ne meqë e quajmë sot aleat, jemi së bashku në NATO dhe pretendojmë të jemi sëbashku në BE. Ka qenë gjithmonë kështu që shteti jonë ka qenë gjysmë servil ndaj grekëve për kushte të ndryshme, por kjo është e rëndë. Duhet të ketë një protokoll të përbashkët ku në ceremonitë të bëhen sipas rregullave të shtetit shqiptar që ata bëjnë për shkak të fqinjësisë së mirë. Ka ardhur koha që të vendoset një protokoll, nuk ka të bëjë fare me mbrojtjen e tokës greke. Grekët i kanë thënë të qarta synimet e tyre për jugun e Shqipërisë, ishte lufta çlirimtare që u bë në Shqipëri që na dha çlirimin, ndërkohë që grekët kanë ende ligjin e luftës. Vetëm se këto festime kanë këtë prapavijë  ne duhet të tregohemi më të arsyeshëm”, tha Klosi për Report Tv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat