Do të udhëtoni drejt SHBA? Merret vendimi për të vaksinuarit me Sinovac dhe Sinopharm

Shqipëria

Do të udhëtoni drejt SHBA? Merret vendimi për të vaksinuarit me Sinovac dhe Sinopharm

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 00:52
Shqipëri

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook se SHBA do të lejojë dhe personat e vaksinuar me Sinovac ose Sinopharm të udhëtojnë drejt saj.

Nëse udhëtarët i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kineze Sinovac ose Sinopharm atyre do t’u njihet vaksinimi. Këto dy vaksina, në bazë të udhëzimeve të CDC,( Qëndra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve) do të njihen si vaksina të parakualifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetit.

“Sipas CDC udhëtarët që shkojnë drejt SHBA do të konsiderohen të vaksinuar plotësisht nëse kanë kryer të dyja dozat e Sinovac ose Sinopharm si vaksina të parakualifikuara nga OBSH,” shkruan Silva Bino.

Image

Lista e vaksinave që do të pranohen për të udhëtuar drejt SHBA janë: Pfizer/BionTech, Moderna, AstraZeneca, Covishield, BIBP/Sinopharm dhe Sinovac.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat