60-vjeçari shkon në spital i plagosur me armë, policia jep detajet e para

Shqipëria

60-vjeçari shkon në spital i plagosur me armë, policia jep detajet e para

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Një 60-vjeçar me plagë arme në këmbë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës këtë të shtunë.

“Shtetasi N.B., 60 vjeç, banues në lagjen Mehaj të  qytetit Koplik, ka shkuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi dyshohet se aksidentalisht  në oborrin e banesës është vetëplagosur me armë gjahu në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet paraprake hetimore rezultoi se shtetasi N.B., e kishte me leje armën e gjahut”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat