Abuzimi me tenderin në Durrës, zbardhet vendimi i GJKKO për zyrtarët e arrestuar

Shqipëria

Abuzimi me tenderin në Durrës, zbardhet vendimi i GJKKO për zyrtarët e arrestuar

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 12:34
SPAK

GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 10 të akuzuarit të marra nga SPAK për abuzimin me tenderat në bashkinë e Durrësit.

Mes të arrestuarve 6 janë zyrtare të kësaj bashkie ndërsa pjesa tjetër të kompanisë fituese.

Trupa gjykuese ka vendosur  “arrest në burg” për shtetasit: Patriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja, Adriatik Velaj, Muhamed Likaxhiu, Artan Taho, Riza Sulaj, Albion Bushi.

Ndërsa në burg nga firma private janë lënë Albjon Bushi dheRiza Sulaj.

“Arrest në shtëpi” është dhënë për shtetasen Lulzime Rami dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasen Elona Rami.

Seanca filloi në orën 08:30 të mëngjesit të sotëm, 31 tetor dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat