Evazion me anë të kriptomonedhave/Si përdoren bitcoin për pagesë nga bizneset në vend

Shqipëria

Evazion me anë të kriptomonedhave/Si përdoren bitcoin për pagesë nga bizneset në vend

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Në Shqipëri ligji lejon që të tregtosh, prodhosh dhe menaxhosh asete në kriptomonedha, por ajo ende nuk njihet si një formë pagese.

Dorian Kane, ekspert i kriptomonedhave shprehet se janë të pakta bizneset në Shqipëri që i pranojnë ato ushtrojnë ndërsa shumë prej tyre bëjnë evazion fiskal:

 “Në mënyrë informale ka goxha biznese që i pranojnë, ndërsa në mënyrë formale jo. Ka edhe nga ato të cilat i pranojnë dhe nuk i deklarojnë fitimet në kriptomonedha.

Platforma e njour CoinMap tregon se vendet e rajoniT si Mal i Zi, Kroacia dhe Greqia janë më të hapura ndaj pranimit të Bitcoin dhe madje gjenden ATM në rrugë ku mund të këmbesh, por kjo duket ende e largët në Shqiëpri:

Në Mal të Zi gjatë verës mdje ekzistonte një ofertë ku mund të blejë shtëpi me Bitcoin. Sa i përket ATM ato kërkojnë shumë siguri dhe mendoj se është ende herët në vendin tonë për tu vendosur.”

Prestigjiozja ekonomike, Financial Times në një artikull në 6 korrik i bënte thirrje vendeve që donin të pranonin Bitcoin si valutë zyrtare se do të kishin pasoja katastrofike në ekonomitë e tyre, duke sjellë si shembull skemat piramidale në Shqipërinë e viteve 1997.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat