SPAK kërkon 12 vite burg për ish-policin e akuzuar për bashkëpunim me ‘Habilajt’

Shqipëria

SPAK kërkon 12 vite burg për ish-policin e akuzuar për bashkëpunim me ‘Habilajt’

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 15:57
Gjergj Kohila

12 vite burg janë kërkuar nga Prokuroria për ish-zyrtarin e Policisë, Gjergj Kohila i cili akuzohet për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal.

SPAK ka lexuar ditën e sotme pretencën për ish-zyrtarin e policisë.

Ai mund të dënohet me 8 vite për shkak se përfiton gjykim të shkurtuar.

Kohila akuzohet si i përfshirë në trafikun e mbi 3 ton kanabis sativa nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit të organizuar kriminal të drejtuar nga ‘Habilajt’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat