Prenë pemët në pyll dhe vodhën drutë/ 2 të arrestuar në Elbasan, në pranga dhe kryeplaku

Shqipëria

Prenë pemët në pyll dhe vodhën drutë/ 2 të arrestuar në Elbasan, në pranga dhe kryeplaku

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

2 shtetas janë arrestuar në Elbasan për prerjet të paligjshme të pyjeve.

41-vjeçari me iniciale V.L. dhe 43-vjeçari me iniciale U.K. janë kapur në fshatin Labinot-Mal, me 20 m³ lëndë drusore, me një automjet tip kamion.

Policia njofton se në pranga ka rënë dhe 57-vjeçari me iniciale Sh. V., inspektor pyjor i zonës Gracen-Funar, Elbasan), pasi ka plotësuar të dhëna të rreme në dokumentacionin për prerjen e pyjeve.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat