Horror nga ngjarja, babai shqiptar kafshoi vajzën e tij/ ‘E mitura në gjendje kome’

Shqipëria

Horror nga ngjarja, babai shqiptar kafshoi vajzën e tij/ ‘E mitura në gjendje kome’

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 18:56
Ilustrim

Të tjera detaje kanë thelluar skandalin në një familje në Kamëz ku babai ka dhunuar dhe dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën vetëm 6-vjeçe.

Sipas burimeve për mediat, vajza e mitur është paraqitur në urgjencën e pediatrisë në gjendje kome.

Nga zbardhja e raportit shëndetësor, në të pasmet e saj janë gjetur hematoma dhe shenja kafshimi, ndërsa dëmtime të rënda janë konstatuar edhe në zorrë.

Gjithashtu ka rezultuar transmninaza për mëlçinë, nga 5 që është normale kanë qenë mbi 2000. Në këto kushte mjekët kanë dyshuar se përveç dhunës fizike, e mitura mund të jetë abuzuar edhe seksualisht. Ata kanë njoftuar policinë ndërsa nëna e vajzës është përfshirë në konflikt me ta pasi nuk donte që të bëhej denoncimi.

Pas ndërhyrjes së parë, mjekët po mendojnë të bëjnë edhe një ndërhyrje tjetër me një ekip më të specializuar në trupin e 6-vjeçares, pasi shumë nga organet e brendshme, përfshirë edhe pankreasin kanë pësuar dëmtime të rënda.

Tezja thotë se vajza i kishte rrëfyer disi dhunën. Më mizorja ishte përplasja pas murit, apo goditja me thupër. Kjo i shkaktoi dëmtimin e organeve të brendshme. Por falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve, sot vajza jeton, por traumat që do të pasojnë, nuk do të jenë të lehta për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat