Hapet gara për zgjedhjet në FRPD, kryetari zgjidhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë

Shqipëria

Hapet gara për zgjedhjet në FRPD, kryetari zgjidhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka nisur ditën e sotme procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat.

Ka qenë kryetari PD-së, Lulzim Basha ai që udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikëqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën.

Kryetari i FRPD-së dhe i forumeve drejtuese kanë mandat 4 vjeçar, ndërsa anëtarët e FRPD-së mund të jenë pjesë e forumit deri në moshën 35 vjeç.

Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga:

Oriela Nebiaj, Hergert Alimerko, Dario Sejdini, Enkelejda Rica, Juela Hamati, Anita Doçi 

Ky grup do të mbikëqyrë mbarëvajtjen dhe organizimin e procesit të anëtarësimeve, rifreskimit të të dhënave dhe zgjedhjeve në të gjitha nivelet dhe strukturat e Forumit Rinor.

Menjëherë pas përfundimit të procesit të anëtarësimeve dhe riorganizimit, do të vijohet me zgjedhjen me 1 anëtar, 1 votë të kryetarit dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese të FRPD-së në nivel qendror dhe lokal.

Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kanë mbaruar në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat