Sherri për një vajzë! Vëllai vdiq, ky është i riu shqiptar i plagosur rëndë

Shqipëria

Sherri për një vajzë! Vëllai vdiq, ky është i riu shqiptar i plagosur rëndë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 21:59
Mikel Kovaci

Ky që shihni në foto është 19 vjeçari Mikel Kovaci i cili ka mbetur i plagosur rëndë gjatë sherrit me thika mes të rinjve në Elbasan.

I përfshirë në sherr ishte dhe vëllai i tij Florenc Kovaçi 28 vjeç i cili ka ndërruar jetë. Ky i fundit mësohet se po kurohej për depresion.

Sipas policisë 2 vëllezërit janë përfshirë në një sherr banal me disa të rinj që degradoi në përdorimin e armëve të ftohta. Nga ana tjetër bëjmë me dije se “mollë sherri” ka qenë një vajzë.

Autorët e ngjarjes ende nuk janë identifikuar, ndërsa blutë e Elbasanit bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për  sqarimin e rrethanave të krimit të rëndë.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen "Qemal Stafa", Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat