Iu gjetën 13 kg kanabis në banesë, arrestohet 45-vjeçari në Borsh

Shqipëria

Iu gjetën 13 kg kanabis në banesë, arrestohet 45-vjeçari në Borsh

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Sekuestrohen 13 kg lëndë narkotike, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i tyre.

Burime nga policia e Vlorës bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet A. B., 45 vjeç, banues në Borsh të Himarës. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lënde narkotike, kanabis në formë bo135eje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat