Një vajzë “molla e sherrit”/ Nëna e 27 vjeçarit të vrarë në Elbasan paralajmëron vetëgjyqësi

Shqipëria

Një vajzë “molla e sherrit”/ Nëna e 27 vjeçarit të vrarë në Elbasan paralajmëron vetëgjyqësi

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Nëna e 28-vjeçarit Florenc Kovaçi që u vra me thikë tre net më parë në Elbasan pas një konflikti ku shkak mësohet se ka qenë një vajzë bën thirrje për drejtësi, pasi në të kundërt ajo paralajmëron vetëgjyqësi.

Nëna e djemve, njëri u vra dhe tjetri u plagos, Mirela Kovaçi shprehet për mediat se nëse autori nuk dënohet do ta vrasë vetë. “Një ngjarje shumë e rëndë. Nuk di gjë fare, vetëm kur më sollën haberin për djalin. E kam gjetur fëmijën shtrirë, te dera e spitalit nuk foli më. Ai të kalbet brenda në burg.

Djalin nuk e kam me të meta mendore dhe asgjë fare, unë dua të drejtën e djalit. Ai të kalbet në burg, se ai gjallë nuk rri, do të jem unë shkaktare që do ta vras. Si më iku djalin im edhe ai do të shkojë te djali im. Do ta kërkoj të drejtën e djalit” tha ajo.

Mirela Kovaçi tregon edhe amanetin e fundit të djalit që ndërroi jetë në derën e spitalit. “Kur e kam gjetur djalin e ngrita. Djali bënte “of”, “of”, e futa te dera e ambulancës, ai u përpiqte, te dera e spitalit më kapi në qafë, amanet çunin dhe gocën më tha, do të më jepte prapë amanete, por nuk foli më dhe më kafshoi, e kam shenjën, dhe nuk foli më.

Djali e dha jetën te dera e spitalit. Djali ishte goditur me thikë në zemër dhe në fytyrë. Syri ishte mbyllur fare. Këpucët ja gjeta poshtë makinës. Nuk kam fuqi të flas më. Nuk flas më. Më iku gjithë ai “dif”, zemra më digjet kur e kujtoj” tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat