Rrëzohet nga shtylla elektrike punonjësi i OSHEE, përfundon në spital

Shqipëria

Rrëzohet nga shtylla elektrike punonjësi i OSHEE, përfundon në spital

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Një punonjës i OSSHE-së në Himarë është rrëzuar nga shtylla e tensionit ndërsa po punonte.

Policia bën me dije se  nga shtylla ka rënë shtetasi S.P., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

“Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Kuç, Himarë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga  shtylla e tensionit, shtetasi S.P., 37 vjeç, punonjës i OSSHE-së, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut per jetën.”-  njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat