Rama prezanton kryeministrin holandez me Ismail Qemalin

Shqipëria

Rama prezanton kryeministrin holandez me Ismail Qemalin

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 18:35
Pamje nga videoja

Në pamjet e publikuara Rutte duket mjaft i impresionuar nga zyra e homologut të tij shqiptar.

Kryeministri Edi Rama i ka treguar homologut të tij holandez, pamje nga zyra e tij e kryeministrisë, e qyajtur ndryshe edhe zyra e hartave.

Rama i ka treguar atij edhe pasionin e tij për pikturën, pikturat murale dhe kravatat për të cilat i thotë se i krijon vetë.

Gjithashtu ai e prezanton Rutten edhe me kryeministrin e parë shqiptar, Ismail Qemalin, portreti i të cilit ndodhet i varur në mur.

Një tjetër detaj që i bëri përshtypje Mark Rutte ishte letra murale e zyrës.

“Vizatimet që bëj aty, i marr dhe përmes kompjuterit bëhen letër murale. Kjo është e para që kam bërë, dhe kam katër të tilla,” tregon Rama.

“Kur erdhe ti këtu, ka qenë Berisha përpara teje?” Pyet Rutte.

Rama në përgjigjen e tij i shpjegon se zyra ishte ndryshe por me të ardhur në pushtet ai e ridekoroi.

“Unë i solla mobiliet…ishin në disa depo.”

“Zyra e Kryeministrit hollandez në Hagë është më e veçanta që kam parë dhe prej kohësh prisja t’i ktheja mikut tim në Tiranë, nderin e mikpritjes shumë miqësore që më rezervoi në zyrën e tij”, shkruan Rama bashkangjitur videos

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat