Pasi u shpall në kërkim flet biznesmeni Rezart Taçi: S’kam bërë pastrim parash

Shqipëria

Pasi u shpall në kërkim flet biznesmeni Rezart Taçi: S’kam bërë pastrim parash

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 16:54
Rezart Taçi

Pasi u shpall në kërkim nga SPAK, flet për herë të parë në media biznesmeni i njohur Rezart Taçi. Në një intervistë për ‘News24’ Taçi, i cili akuzohet për pastrim parash, vlera e së cilës përllogaritet dhjetëra miliona euro, tha se nuk ka llogari bankare, madje s’ka përfituar asnjëherë para.

Ai tregoi se një mik i tij i kishte telefonuar për ta ndihmuar për të hapur një llogari bankare për një. Sipas tij llogaria bankare ishte për një ekonomist italian, të cilin ia kishte kërkuar si ndihmë mikut i tij që e njihte prej 25 vitesh.

Madje ai tha se as kunati i tij dhe as ish-truproja nuk kanë lidhje me akuzat, pasi vetëm sa kanë shoqëruar shtetasin italian në bankë, duke shtuar se nuk mund të quhesh bashkëpunëtor me mafian kur shoqëron dikë.

SPAK ju akuzon se me ndihmën e kunatit dhe ish-truprojës tuaj për pastrim parash. Cili është komenti juaj?

Taci: Nuk janë transferuar as kam hapur në llogarinë time. S’kam hapur llogari personale ku kane kaluar këto para. Jam kontaktuar nga një ekonomist profesionit përmes një miku tim. Më është komunikuar që të hapë llogari në një bankë shqiptare. I kam thënë; hap një llogari personale dhe opero sipas ligjeve këtu. Ai ka hapur llogari dhe ka transferuar para. Unë nuk di se ku është produkti i veprës penale. Ku jam informuar unë për një produkt të veprës penale dhe kam bashkëpunuar unë. Unë s’jam as drejtues banke. Është hapur llogaria në mënyrë të rregullt. E një transfertë nga një shteti të huaj, që e di se është Zvicra. Ai ka depozituar para në llogari personale. Unë jam konstatuar për këtë hapje të llogarisë. Unë i kam thënë; hap llogarinë në një nga këto banka. Nëse do i kërkoja favor një banke, kam kërkuar favore nga një mik që të hapej llogaria. S’kam llogari timen dhe as janë para të miat. është një ndihmë njerëzore që i jep dikujt. S’kam asnjë rol që të ndihmoj dikë. Në rastin konkret është një ndihmë që i jap një miku që e njoh që prej 25 vitesh.

Nuk kam asnjë lloj lidhje. Nuk kam miqësi dhe nuk kam bashkëpunuar me atë zotëri. Jam pa fjalë dhe i shokuar. Bashkëpunëtorët e mi kanë qenë vetëm shoqëruesit e ekonomistit i cili ka hapur llogaritë e tij. Si mund të quhesh bashkëpunëtor me mafien në kohën që janë vetëm shoqërues. Ata nuk janë as drejtues banke, as i ndonjë institucioni tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat