U vra sot në Astir/ Erigers Mihasi ishte kthyer dje nga Gjermania

Shqipëria

U vra sot në Astir/ Erigers Mihasi ishte kthyer dje nga Gjermania

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 21:39
Erigers Mihasi

Erigers Mihasi, personi në foto mësohet se ishte kthyer vetëm dje nga Gjermania. Një ditë më pas atë e kanë ruajtuar dhe goditur së bashku me shokun e tij, Armando Dumani.

Sipas Ora News, Armando Dumani nga verifikimet e policisë rezulton të jetë shok dhe komshiu i Erigersit që banon në zonën e Rrugës së Qelqit.

Edhe pse njëri nga viktima kishte vetëm një ditë në vendin tonë, duket se vrasësit kanë ditur dhe studiuar vendndodhjen e tij.

Sipas informacioneve paraprake, një makinë në lëvizje ka studiuar “Audin” ku ndodhej Mihasi dhe Dumani në zonën e Astirit dhe kanë pritur që të futen në kryqëzim, duke ngadalësuar makinën për t’i qëlluar me breshëri.

Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur postblloqe për kapjen  e autoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat