“Të përfshirë emra qeveritarësh shqiptarë për pastrim parash”, gazetarja nxjerr detajet e forta

Shqipëria

“Të përfshirë emra qeveritarësh shqiptarë për pastrim parash”, gazetarja nxjerr detajet e forta

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Gazetarja, Alba Kepi u shpreh se dosje e 18 milionë eurove është dosja e radhës që vjen nga antimafia italiane dëshmon edhe njëherë që korrupsioni në Shqipëri shkon deri tek nivelet më të larta.

Ajo tha se në këtë dosje pohohet se Shqipëria ofrohet si garancia për personazhet që janë të njohur si pjesëtarë të Cosa Nostras në Itali për pastrim parash.

Kepi: Kjo dosje e radhës që vjen nga antimafia italiane dëshmon edhe njëherë që korrupsioni në Shqipëri shkon deri tek nivelet më të larta. Kur flitet për korrupsion të nivele të larta, çdo gjë është e nënvizuar me të zezë në dosje. Shqipëria ofrohet si garancia për personazhet që janë të njohur si pjesëtarë të Cosa Nostras në Itali. Shuma e sjellë në Shqipëri është bërë me garancinë e niveleve të larta të shtetit shqiptar. Paratë përmes Shqipërisë do të kalonin në Hong Kong duke u përdorur si një lavatriçe. Në përgjime përmendet zv. Kryeministri për zhbllokimin e një shume parash shumë të madhe, duke ndërhyrë te drejtori për pastrimin e parave.

Për të zhbllokuar këto para pretendohej se ky drejtor të rikonfirmohej sërish në detyrë. Sot jemi disa javë pas ngjarjes dhe akoma nuk kemi parë një forcë politike që të flasë dhe ta denoncojë këtë skandal që përfshinë shtetin shqiptar. Skema ka funksionuar për pastrimin e parave të Cosa Nostras. Habitem që askush nuk flet për këtë rast. Mendoj se ministri i Financave, kryeministri dhe opozita duhet të kishin dalë dhe të kishin reaguar”, tha ajo për Ora News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat