Ishte duke punuar në banesën e tij dhe ra nga lartësia, plagoset 49-vjeçari

Shqipëria

Ishte duke punuar në banesën e tij dhe ra nga lartësia, plagoset 49-vjeçari

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Sërish një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në vend, ku një tjetër shtetas ka rënë nga lartësia. Rasti në fjalë ka ndodhur në fshatin Xhafzotaj të Durrësit. 

Burime zyrtare bënë me dije se rreth orës 11:40, ka shkuar në urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasi me inicialet F. A.

Pasi duke punuar në një banesë në fshatin Xhafzotaj dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia. Aktualisht 49-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat