Gruaja përfundon në spital, dyshohet se ka pirë fotoksinë

Shqipëria

Gruaja përfundon në spital, dyshohet se ka pirë fotoksinë

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Një 66 vjeçare banuese në Ninat të Konispolit është transportuar në spital sot, pasi dyshohet se ka pirë fotoksinë.

Nuk dihet ende shkaku dhe gjendja shëndetësore e saj.

“Më datë 22.11.2021, rreth orës 18:50,  u transportua me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës shtetasja M.F.,66 vjeçe., banuese ne fshatin Ninat, bashkia Konispol, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nga të dhënat paraprake  dyshohet sa ka pirë fotoksinë”, sipas policisë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat