Balliu: Antikuvendi i Bashës është tubim i Ramës, ky është qëllimi

Shqipëria

Balliu: Antikuvendi i Bashës është tubim i Ramës, ky është qëllimi

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 16:28
Klevis Balliu

Për ish deputetin Klevis Balliu,  Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha në 18 dhjetor i shërben vetëm Edi Ramës, që sipas tij ka për qëllim shkatërrimin e PD dhe përccarjen e demokratëve.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Balliu thekson se PD do të bashkohet për një parti më të fortë dhe të hapur në Kuvendin e 11 dhjetorit.

“Antikuvendi i Lulzim Bashës është tubim i Edi Ramës.

Vetëm Edi Rama ka interes që Partia Demokratike të bëjë një antikuvend, ku për qëllim ka përjashtimin e demokratëve, përçarjen e demokratëve dhe shkatërrimin e PD, siç edhe tha zëdhënësja e Lul Bashës. 

PD do bashkohet në një Kuvend me datë 11 Dhjetor për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur”, shkruan Balliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat