Valë e re e Covid-19 në Europë, Shqipëria nuk do t’i shpëtojë

Shqipëria

Valë e re e Covid-19 në Europë, Shqipëria nuk do t’i shpëtojë

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Koronavirusi po regjistron një tjetër vale pandemike në disa vende të Europës. Në një intervistë për Tv Klan neurokirurgu Kita Sallabanda thotë se rastet po rriten në ato vende ku vaksinimet nuk janë masive.

“Ajo që po ndodh në Europë është që në ato vende që nuk kan pasur shuë të infektuar përpara, kanë filluar të infektohen tani. Në ato vende që nuk kanë arritur të bëhet vaksinimi masiv i popullatës, po fillojnë njerëzit që të kenë infektime , porështë e rëndësishme që nuk kemi mutacion të virusit. Kemi një valë të re, por jo një variant të ri të virusit”.

Edhe Shqipëria nuk do t’i shpëtojë kësaj vale.

“Në qoftë se do të ndjekim logjikën do të kemi këtë rritje të numrit të të infektuarve në Shqipëri dhe për më tepër që ritmet e vaksinimit nuk janë kaq të mira. Mbase me dozën e parë është arritur në 80 e ca përqind, me dozën e dytë është arritur në 40 e ca përqind. Mos të harrojmë që në Shqipëri masat individuale të personave nuk respektohen fare”.

Aktualisht në Shqipëri, procesi i vaksinimit po vijon me personat mbi 16 vjeç, fëmijët e grupmoshës 12-15 që kanë problem shëndetësore si dhe po aplikohen dozat e 3 për personat mbi 60 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat