Hajdari: PD peng i dy personave, konflikt për interesa personale

Shqipëria

Hajdari: PD peng i dy personave, konflikt për interesa personale

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 16:44
Rudina Hajdari

Ish deputetja Rudina Hajdari, ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike.

E pyetur nëse ‘lufta’ Berisha-Basha po bëhet për parime apo pushtet, Hajdari tha se po bëhet për interesa personale.

“Çdo shqiptar i thjesht mendoj se duke e parë mënyrën se si është përgatitur, pra kemi ardhur deri në këtë moment, me sherre e kupton që është për interesa personale.

Konflikti midis dy kryetarëve nisi në një moment që nuk kishte të bëntë me situatën në parti.

U nis nga një vendim personal që ishte iniciuar nga dëshira për të rimëkëmbur në thellësi PD. Në mënyrën si është bërë qasja, ka ardhur nga një moment personal.

A ka nevojë të ndryshojë PD! Patjetër. Ka nevojë të ketë një lloj rotacioni”, tha ajo.

Lidhur me premtimet e Berishës së PD do të vijë në pushtet kur drejtimin e partisë të marri ai, Hajdari tha se është e vështirë për tu realizuar.

“Është një premtim që është vështirë për tu zbatuar. Berisha ka qenë në krye të asaj partie për një kohë të gjatë. PD nuk duhet të ngelet peng nga dy persona.

Demokratët duhet të shkojnë përtej interesave të dy kryetarëve”, theksoi Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat