Manastirliu firmos urdhrin/ Ndalimi i grumbullimeve

Shqipëria

Manastirliu firmos urdhrin/ Ndalimi i grumbullimeve

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 17:35
Ilustrim

Vendimi për të ndaluar grumbullimet në vende të mbyllura apo të hapura do të qëndrojë në fuqi deri në datë 29 nëntor.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka formosur sot urdhrin, i cili ka si qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

“Në urdhrin nr.633 datë 1.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” të ndryshuar bëhet ndryshimi si vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi deri në datën 15.11.2021 zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 29.11.2021”.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare”, shkruhet në vendimin e Ministrisë

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat