“Benzi” përfshihet nga flakët në Lushnje, shpëton mrekullisht shoferi

Shqipëria

“Benzi” përfshihet nga flakët në Lushnje, shpëton mrekullisht shoferi

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Një mjet i markës “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët në aksin Pluk-Savër, në Lushnje.

Raportohet se mjeti sapo kishte dalë nga servisi dhe dyshohet që shkak të jetë bërë bllokimi në katalitin e mjetit.

Mjeti ishte me naftë dhe prodhim i vitit 2005. Në vendngjarje ka shkuar policia rrugore dhe zjarrfikësja, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë nga makina sapo ka parë tymin që mbuloi kabinën nga brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat