Qirinj dhe lule, homazhe në sheshin “Skënderbej” për 46-viktimat e aksidentit në Bullgari

Shqipëria

Qirinj dhe lule, homazhe në sheshin “Skënderbej” për 46-viktimat e aksidentit në Bullgari

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 19:36
Homazhet

Disa qytetarë në Tiranë kanë zhvilluar homazhe në kujtim të 46 viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.

Homazhet janë zhvilluar në sheshin “Skendërbej”, ku shumë qytetarë kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule me emrat e personave që kanë humbur jetën në aksident.

Ky organizim kryesisht është thirrur përmes rrjeteve sociale nga aktivistë dhe figura publike.

Kujtojmë se aksidenti tragjik ka ndodhur më 23 nëntor në një autostradë në jugperëndim të Sofjes.

Fillimisht mjeti ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat  anësore.

Më pas autobusi është përfshirë nga flakët. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 46 qytetarë. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ka qenë gabimi i shoferit, por do të pritet përfundimi i hetimeve për të përcaktuar shkakun.

Për këtë ngjarje, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë shpallur ditë zie kombëtare, ndërkohë që Shqipëria nuk e ka bërë një gjë të tillë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat