Detaje nga tragjedia në Vlorë/ Viktima, vajza e mjekut të njohur

Shqipëria

Detaje nga tragjedia në Vlorë/ Viktima, vajza e mjekut të njohur

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 13:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zbardhen detaje nga tragjedia që tronditi Vlorën.

Një 34-vjeçare u hodh nga kati i pestë i një pallati bashkë me fëmijën e saj 1-vjeçar. Të dy ndërruan jetë.

Mësohet se viktima quhet Pamela Mërtiri. Ajo ishte vajza e një mjeku të njohur në Vlorë. Sipas burimeve  ajo kishte ardhur në Vlorë te prindërit, pasi jetonte në Tiranë.

Mërtiri ishte e martuar, por burimet thonë se martesa e saj kishte probleme dhe ajo ishte në proces divorci.

Ajo ishte farmaciste. Ka raportime se mund të ketë pasur edhe një përplasje me familjen e saj në Vlorë, që e ka çuar 34-vjeçarin drejt aktit ekstrem. Burimet thonë se të dy kanë vdekur në spital. 

Ndërkohë policia ka dalë me një variant zyrtar.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen "Pavarësia 2", shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat