Zbulohet pasuria e Edi Ramës dhe e familjes së tij, ja sa para kanë në llogaritë bankare

Shqipëria

Zbulohet pasuria e Edi Ramës dhe e familjes së tij, ja sa para kanë në llogaritë bankare

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 16:57
Edi Rama

Janë zbuluar formularët e deklarimit të pasurisë nga 140 deputetët të depozituara në ILDKPI.

Nga verifikimi i formularit të Kryeministrit rezulton se Edi Rama ka bilanc negativ në llogarinë bankare në vitin 2020.

Gjendja në llogarinë e kreut të qeverisë është pakësuar me 511 mijë lekë. Gjatë vitit 2020, që ka qenë edhe viti i pandemisë, Edi Rama ka fituar 1 milion e 800 mijë. Por kryeministri duket se ka humbur “betejën” artistike me të birin, Gregor Rama.

Nga formulari që ka plotësuar kryeministri dhe familja e tij rezulton se i biri, Gregor Rama, ka fituar 25 mijë euro nga shitja e pikturave. Më e pasur në familjen e Kryeministrit rezulton bashkëshortja, Linda Rama. Ajo disponon 7.7 milion lekë në llogarinë e saj.

KRYEMINISTRI EDI RAMA:

1 Gjendja në llogarinë bankare deri më 31.12.2020: -511.359 lekë

2 Të ardhura nga paga si Kryeministër: 1.772.430 lekë

3 Të ardhura nga shitja e krijimeve artistike për vitin 2020: 1.806.335 lekë

BASHKËSHORTJA LINDA RAMA:

1 Gjendja në llogarinë bankare deri më 31.12.2020: +7.751.474 lekë Të ardhura nga:

2.520.000 lekë Të ardhura nga konsulenca dhe nga ekspertiza të ndryshme: 2.489.889 lekë Të ardhura nga qiraja: 2.535.023 lekë Interesa bankare: 2.557 lekë Detyrime Detyrim kredie e marrë më 22.10.2013 në vlerën 80 mijë euro: shlyer në vitin 2020 në vlerën 4482 euro. Diferenca e mbetur 13325 euro

I BIRI, GREGOR RAMA:

Llogari bankare: në vitin 2020 është shtuar me 71.561 lekë

Llogari bankare: pakësohet me 8132 euro Fond investimi: +18 500 euro Të ardhura nga shitja e veprave të artit: 25,000 euro Kontratë qiraje: shlyer në vlerën 360,000 lekë

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat