U hodh nga pallati bashkë me fëmijën në Vlorë, merret në pyetje bashkëshorti dhe familjarët e 34-vjeçares

Shqipëria

U hodh nga pallati bashkë me fëmijën në Vlorë, merret në pyetje bashkëshorti dhe familjarët e 34-vjeçares

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 20:00
Gazetari Enrik Mehmeti

Ngjarja e rëndë në Vlorë ku 34-vjeçarja, Pamela Mërtiri i dha fund jetës bashkë me fëmijën e saj 1-vjeç, duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati, tronditi opinionin publik.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se për këtë ngjarje është marrë në pyetje bashkëshorti i 34-vjeçares dhe të afërm të saj.

“Mësohet se fillimisht ka humbur jetën fëmija 1 vjeç më pas edhe 34-vjeçarja. Mërtiri ishte farmaciste dhe jetonte për shumë kohë në Tiranë. Një prej pistave kryesore që po hetohet është ajo e për shkak të konflikteve familjare, pasi kohët e fundit kishte hequr edhe fotografitë nga rrjetet sociale me bashkëshortit. Ndërkohë është përjashtuar pista se ngjarja mund të jetë shkaktuar aksidentalisht”, raporton gazetari.

Sipas dëshmitarëve, bëhet me dije se viktima ka pasur shqetësime dhe një gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa kohët e fundit kishte filluar të braktiste punën dhe të largohej nga shoqëria

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat