Ina Zhupa: PD ka kërkuar buxhet për Integrimin Evropian dhe qeveria nuk e ka dhënë

Shqipëria

Ina Zhupa: PD ka kërkuar buxhet për Integrimin Evropian dhe qeveria nuk e ka dhënë

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 23:29
Ina Zhupa

Në emisionin “RinOn” përballë të rinjve, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha se qeveria Rama nuk po përkujdeset siç duhet për procesin e Integrimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.

Ajo u shpreh se nuk ka buxhet për Integrimin dhe se qeveria në vend që ta mbante Integrimin ministri në vete, e ka kthyer në drejtori të një ministrie tjetër, gjë që sipas saj tregon se nuk është prioritet.

“Kur e ke diçka prioritet, e lë në nivel ministror dhe jep të gjitha kapacitetet për ta kryer sa më mirë këtë proces”, u shpreh Ina Zhupa.

Deputetja e PD-së tha se Komisioni i Integrimit Evropian drejtohet nga opozita dhe ka qenë opozita ajo që i ka kërkuar mazhorancës buxhet të posaçëm për integrimin, por sipas saj “qeveria e ka lënë integrimin pa buxhet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat