Zjarr në mjediset e spitalit COVID 3 në QSUT

Shqipëria

Zjarr në mjediset e spitalit COVID 3 në QSUT

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Një incident i rëndë është regjistruar sot në ambientet e spitalit COVID3, ku ka rënë një vatër zjarri.

Në këtë spital trajtohen të sëmurët me koronavirus. 

Ngjarja është regjistruar pak momente më parë. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të godinës, ku fatmirësisht nuk ka persona të shtruar.

Gazetarja Dorjana Bezat konfirmon për BalkanWeb se zjarri ka rënë në një nga zyrat e administratës, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një rezistencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat