Shqiptarit i kapen 48 kg marijuanë e një pako kokainë

Shqipëria

Shqiptarit i kapen 48 kg marijuanë e një pako kokainë

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 12:55
Ilustrim

Një aksion anti drogë është zhvilluar ditën e sotme në aksin Kakavijë-Janinë ku janë sekuestruar 48 kg e 850 gramë marijuanë.  

Burimet  bëjnë me dije se droga është kapur në vendin e quajtur Kallpaq.

Sipas mediave greke, në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit tip “Seat Altea”, shtetas shqiptar.

Mësohet se droga u gjet në vende të improvizuara enkas në shasinë e mjetit, ku ishin futur 50 pako që përmbanin 48 kg 850 gr marijuanë dhe një pako me 24.7 gr kokainë dhe u sekuestruan 300 euro dhe 1 celular

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat