Ylli Manjani bën deklaratën e fortë, thumbon me mesazhin e tij për 28 Nëntorin

Shqipëria

Ylli Manjani bën deklaratën e fortë, thumbon me mesazhin e tij për 28 Nëntorin

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 10:55
Ylli Manjani

Avokati Ylli Manjani ka bërë një reagim lidhur me deklaratën e Lulzim Bashës, ku ky i fundit shprehej se “Berisha e ka personale ndaj do PD”. Manjani shkruan se me këtë deklaratë, Basha ka pranuar se hallet e tij personale ia ka zgjidhur PD-ja.

Në komentin e tij Manjani ka bërë edhe një urim për Ditën e Pavarësisë.

Ah, gëzuar pavarsinë që se kemi!

Pavarsinë që e shesin për një vizë personale…

Shihni filmin Nëntori i Dytë sot”, shkruan avokati në postimin e tij.

Postimi i Manjanit

Vjersha që ka mësuar përmendësh Luli është :

“Berisha e ka personale ndaj do PD”…

Dakord.

Le të zëmë se është kështu.

Pyetja është si ja zgjidh foltorja apo qoftë edhe PD hallet personale Berishës?!

Pse partia zgjidh halle personale të

Kryetarit?!

Ou?!

Dmth, Luli pranon se hallet e tij personale ja paska zgjidhur PD?!

Hë ta lumsha!

Jepi udhë budallëkut, jepi!

Fjalë e gafë e ka.

Këtë nder na e bëri foltorja.

Njohëm gafën, por edhe mënyrën si i paska zgjidhur hallet personale Luli.

Ndërsa ju demokratë që paskeni pritur të vini në pushtet, nuk e paskeni pasë personale. Prandaj se meritoni pushtetin.

Tani gjykojeni vetë. Ose jeni në partinë e gabuar ose ardhja në pushtet spaska qenë halli i Lulit!?

Smë del llogjikë tjetër që të justifikojë thonjt e Lulit të ngulur te karrikja e kryetarit të PD.

Të PD që dukshëm nuk e do e as e mbështet.

Ah, gëzuar pavarsinë që se kemi!

Pavarsinë që e shesin për një vizë personale…

Shihni filmin Nëntori i Dytë sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat