Reshjet e dendura të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati

Shqipëria

Reshjet e dendura të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Reshjet e dendura te shiut që kanë rënë dhe vijojnë të bien në zonën e Leskovikut dhe Përmetit prej ditës së djeshme dhe në vijim ka bërë që prurjet në lumin Vjosa te jenë të mëdha duke bërë që ne disa pika të ketë dhe dalje nga shtrati.

Në këto momente shirat vijojnë të jenë me intensitet te larte në zonën e Çarshovës dhe në majën e Pindit.

Në zonën e Përmetit niveli i Vjosës ka arritur 5.3 m ndërkohë qe pika kritike është 5.4.

Kjo situatë mund të sjell përmbytje në orët në vijim, ndërkohë që situata po monitorohet në terren, dhe pikërisht në urën e Mifolit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat