Atentat para shtëpisë, kush është Pashko Ujka, shënjestër e dy sulmeve të tjera

Shqipëria

Atentat para shtëpisë, kush është Pashko Ujka, shënjestër e dy sulmeve të tjera

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 19:15
Pashko Ujka

Pashko Ujka mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme pas një atentati pranë shtëpisë së tij ku u qëllua me armë zjarri silenciator pranë shtëpisë së tij. Burime bëjnë me dije se ai ka marrë plagë në shtyllën kurrizore.

Kush është Pashko Ujka?

Ai ka shërbyer si deputet në disa legjislacione. Mes viteve 2005-2009, Ujka shkoi nga Partia Aleanca Demokratike te Partia Demokristiane e Nard Ndokës ku mbajti për disa kohë postin e kreut të grupit parlamentar.

Në vitin 2009 ai u shkarkua nga Nard Ndoka lidhur me mënyrën e votimit dhe pas përçarjes së partisë. Ujka ka drejtuar komunën e Velipojës për një mandat në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS, ndërkohë që ka qenë dhe në krye të ekipit sportiv Ada.

Ai ka qenë shënjestër e atentateve dhe dy herë të tjera.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat