Përmirësim i lehtë i situatës së Covid në nëntor, në spitale paraqitet e qëndrueshme

Shqipëria

Përmirësim i lehtë i situatës së Covid në nëntor, në spitale paraqitet e qëndrueshme

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Situata e Covid në Shqipëri përgjatë nëntorit shënoi një përmirësim të lehtë krahasuar me muajin e shkuar. Numri i vdekjeve dhe të infektuarve pësuan rënie.

168 persona humbën jetën në 29 ditë të këtij muaji, referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. 58 më pak se në tetor.

Numri  më i lartë i viktimave u shënua me 8 nëntor, 11 humbje jete, por pa arritur atë të muajit të shkuar prej  12 viktimash e cila u përsërit në dy javë.

Qëndrueshmëri ka paraqitur dhe situata në spitalet Covid dhe atyre që ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Aktualisht nën mbikqyerjen e mjekëve janë  161 të sëmurë, 2 më pak se fundin e tetorit. Prej tyre  18 po mbahen në terapi intensive.

Ulje vërehet dhe tek të infektuarit e rinj.  Nga 14 mijë e 400 të prekur që u zbuluan muajin e fundit  rreth 7400 janë aktualisht aktiv.

Përmirësimin e lehtë të situatës ekspertët e shëndetësisë Ia atribuojnë numrit të lartë të të imunizuarve.

Megjithkëtë  në kushtet kur bota është vënë në alarm nga varianti I ri i koronavirursit, Omikron, mjekët  nxisin  marrjen e dozave anti Covid,  shmangien e grumbullimeve dhe mbajtjen e maskës në mjedise të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat