Dodaj: Emërimi nga Papa të dioqezës Tiranë-Durrës diçka shumë e madhe

Shqipëria

Dodaj: Emërimi nga Papa të dioqezës Tiranë-Durrës diçka shumë e madhe

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 17:16
Arjan Dodaj

Arjan Dodaj, Arqipeshkëvi i Arqidioqesës Tiranë-Durrës u shpreh se emërimi i tij nga Papa është diçka shumë e rëndësishme.

Ai tha se Papa ka shfaqur vlerësimin e lartë për popullin tonë duke bërë edhe vizitën e parë në vendin tonë.

Dodaj: Duke vënë re që emërimi vjen nga Papa, është logjike që një emërim i tillë për një dioqezë sikurse është ajo Tiranë-Durrës është diçka shumë e madhe. Forca dhe ndjenja e parë që perceptoj është të qenit me Zotin në kishë, të mos qenit vetëm. Jemi në rrjedhjen e një lutje më të madhe dhe një populli që ka ecur në shekuj me Zotin.

Papa ka shfaqur vlerësimin e lartë për popullin tonë duke bërë edhe vizitën e parë në vendin tonë. Aspektin e të zgjedhurit e një Shqipëri është edhe një çështje kohe. Ne dolëm nga diktatura dhe kishte nevojë edhe për një rimëkëmbje. Për në të pagëzuarit ekziston një nxitje e brendshme për të qenë një aktivist. Është e rëndësishme që ne katolikët të rizbulojnë identitetin tonë që jemi të bijtë e Zotit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat