Alibeaj: Në 18 dhjetor nuk diskutohet fati i kryetarit të partisë

Shqipëria

Alibeaj: Në 18 dhjetor nuk diskutohet fati i kryetarit të partisë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 21:04
Enkelejd Alibeaj

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj i ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’ foli për zhvillimet në Partinë Demokratike dhe Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Gjatë bisedës në studio, Alibeaj u shpreh se ka vetëm një Kuvend Kombëtar dhe sipas tij është ai i vendosur më datën 18 dhjetor.

I pyetur se nëse do të shkarkohet Basha, Alibeaj sqaroi se rendi i ditës është i përcaktuar dhe se në 18 dhjetor nuk do të diskutohet fati i kryetarit të partisë.

“Rendi i ditës është ai që përcakton gjithçka. Serioziteti i veprimtarisë së një partie politike përcaktohet nga rregullat. Rendi i ditës është i përcaktuar. Rendi i ditës mund të ndryshojë me kërkëse të kryetarit, Këshillit Kombëtar apo 15% të delegatëve”, tha Alibeaj.

I pyetur nëse mund të çojnë një përplasje ligjore Kuvendi i thirrur më datë 11 dhjetor dhe ai i thirrur më datë 18 dhjetor, Alibeaj theksoi se jo, pasi sipas tij Kuvendi i 11 dhjetorit nuk është i ligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat