Naftëtarët e Ballshit: Të ndalet çmontimi ose futemi në grevë urie

Shqipëria

Naftëtarët e Ballshit: Të ndalet çmontimi ose futemi në grevë urie

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 11:33
Naftëtarët e Ballshit

Gjatë ditës së sotme ka vijuar shembja e godinës së uzinës. Kjo ka bërë që të reagojnë naftëtarët e Ballshit të cilët kërkojnë ndaljen e demontimit, të paktën derisa të kenë marrë pagesat e tyre.

Ata mbajnë në dorë një urdhër që kërkon ndalimin e punimeve ndërsa i bëjë thirrje ministrit të Brendshëm që të shkojë dhe të gjejë një zgjidhje për situatën. Në të kundërt, naftëtarët kërcënojnë që të futen sërish në grevë urie.

Kreu i sindikatës, Sokol Dautaj duke folur për mediat tha se siç iu kërkua, ata ndoqën rrugën ligjore kanë në duar urdhrin që kërkon ndalimin e çmontimit.

“Meqenëse para pak ditësh na është kërkuar që të ndjekim rrugën ligjore, kemi kërkuar që shkresat të dalin nëpërmjet organeve ligjore. Dje avokati dhe përmbaruesi kanë nisur një shkresë dhe ne e kemi dërguar e kemi protokolluar sot. Shkresa mban datën 1 dhjetor, urdhër për vendosjen e sekuestros konservative. 505 paditës të përfaqësuar nga Taf Koleci, mbi shoqërinë ARMO, jo mbi privatin që kanë blerë rafinerinë. Të ndalohet çmontimi i rafinerisë. Sot duhet të ishin personat që kanë vënë sekuestron këtu. Duhet të ndalen punimet këtu, derisa ne të marrim lekët. Pasi të marrim lekët, të bëjnë ç’të duan.”

Ndërsa paralajmëron për grevë urie, një nga naftëtarët këron që t’u vihen në dispozicion ambientet që u përdorën herën e parë.

“Këta djemtë këtu mendojnë se nuk ka zgjidhje tjetër. Vendimi ka ardhur që të bllokohen punimet. Ministri i Brendshëm të vijë këtu të mos na futë në konflikt me djemtë tanë. Po ikin maunet me tonelata hekur. Ne kemi fituar një gjyq me kompaninë ARMO, nuk duam ta dimë kush është… ligji thotë këtu të ndalohet vjedhja në uzinë.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat