Sherr mes të rinjve në Vlorë! 26-vjeçari plagos 23-vjeçarin te ‘Rruga e Aviacionit’

Shqipëria

Sherr mes të rinjve në Vlorë! 26-vjeçari plagos 23-vjeçarin te ‘Rruga e Aviacionit’

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Ditën e sotme është arrestuar një 26-vjeçar në Vlorë pasi ka plagosur me dashje një 23-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në ‘rrugën e aviacionit’ në qytetin e Vlorës. Mësohet se sherri mes të rinjve ka nisur për motive të dobëta.

I riu ka marrë dëmtime në trup duke u dërguar më pas në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin G. Rr., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Rruga e Aviacionit”, ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, shtetasin K. L., 23 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat