Fier/ Arrestohen 3 persona, procedohet penalisht një tjetër. Ja pse akuzohen

Shqipëria

Fier/ Arrestohen 3 persona, procedohet penalisht një tjetër. Ja pse akuzohen

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Policia e Fierit ka vënë në pranga tre persona dhe ka proceduar penalisht një tjetër, për disa vepra të ndryshme penale.

Kështu mes të arrestuarve është edhe 47-vjeçari Kosta Resuli, i cili ka kundërshtuar punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor gjatë kryerjes së detyrës.

Po ashtu nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit për shtetasin Hekuran Zykaj, 39 vjeç, banues në Peshtan Bregas, Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 01.02.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjithashtu u arrestuar shtetasi me iniciale F. P., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Divjakë, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang” në gjendje të dehur, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri në motomjet i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë.

Ndërsa është proceduar penalisht një 45-vjeçar, i cili akuzohet për kryerjen e veprave penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizmi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasin A. Ll., 45 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas dyshohet se në lokalin në administrim të tij, ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat