Padi për 67 numërues të 25 prillit/ KQZ gjobit edhe 32 sekretarë të KZAZ-ve për shkeljet me votat dhe identifikimin

Shqipëria

Padi për 67 numërues të 25 prillit/ KQZ gjobit edhe 32 sekretarë të KZAZ-ve për shkeljet me votat dhe identifikimin

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

67 numërues rrezikojnë burgun për arsye se kanë tjetërsuar votat e preferenciale për kandidatët në zgjedhjet e 25 Prillit.

CELIBASHI: Në total janë 67 numërues të 18 grupeve të numërimit të votave. Është konstatuar se kanë tjetërsuar votat e kandidatëve preferencial.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të kallëzojë penalisht të gjithë anëtarët e grupeve numërimit te vota duke mos bërë dallimin midis numëruesve të PD apo PS.

CELIBASHI: Janë të gjithë përgjegjës ligjërisht, organi i akuzës të përcaktojë se kush ka kryer shkelje.

Në prokurori u referuan edhe 20 raste të votimit të dyfishtë.

Celibashi: Janë kallzuar 20 raste, nuk është rastësi që rezultojnë në dy qendra votimi.

Kryekomisoneri Ilirjan Celibashi i kërkoi KAS gjobitjen e 32 sekretare të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor pas shkeljeve të konstatura ditën e zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat